26,11,2024

Stavileci: Nuk ka çift që nuk ka kriza (Video)

Must Read

Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Blerand Stavileci, gjatë një interviste për Prive së bashku me gruan e tij, kanë folur edhe për krizat që ndodhin te çiftet.

Në materialin e përgatitur, është paraqitur një ditë e zakonshme e ministrit duke e përfshirë edhe familjen e tij si pjesën më të rëndësishme.

Stavileci është shfaqur së bashku me gruan e tij, Vitoren, duke folur edhe për marrëdhëniet në çift.

Ata kanë folur edhe rreth krizave në çift gjë që është përfolur shumë në media.

“Mendoj se nuk ka çift që nuk ka kriza. Por, kur krizat menaxhohen mirë, mund ta forcojnë edhe më shumë çiftin dhe e kundërta”, ishte deklarata e Stavilecit.

Stavileci dhe gruaja e tij janë prindër të një vajze pesëvjeçare, ndërsa kanë thënë se planifikojnë që të bëhen edhe me një fëmijë tjetër.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

30 gra udhëheqëse të agrobizneseve përfitojnë 300 mijë euro grante

Drejtori i Drejtorisë së Bujqësisë, Burim Bajrami mori pjesë sot në tryezën tematike "Mundësitë e grave në sektorin bujqësor,...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img