20,11,2024

“Turqia shkakton kaos në NATO, pasoja të rënda mund të barttë Kosova”

Must Read

Ankaraja ka bllokuar të gjitha raportet e saj në partneritet me Aleancën Veriore Ushtarake, përfshirë edhe Austria, të cilat bllokada mund të kenë një efekt negativ në misionin në Kosovë, Afganistan dhe në Mesdhe, shkruan “Die Welt”.

Nga bllokada e Ankarasë është prekur Partneriteti për Paqe, që përfshinë 41 vende, ndër të cilat është edhe Austria, e cila ka kontingjentin më të madh të trupave në KFOR nga vendet që nuk janë anëtare të NATO-s, transmeton lajmi.net.

“Bllokimi i Turqisë për Partneritet për Paqe është një problem serioz”, ka thënë një burim i paidentifikuar i nivelit të lartë të NATO-s për “Die Welt”.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg paralajmëroi pasoja të rënda nga bllokada e Ankarasë.

Rezultati i parë i bllokadës turke është paaftësia e programit të ri e trajnimit në Akademinë Ushtarake të NATO-s në Romë.

Ankaraja ka njoftuar tashmë një bllokadë të Austrisë në nivel ndërkombëtar, dhe pritet të bllokojnë punën e OSBE-së, i cili këtë vit kryesohet nga Austria.

Turqia tash e disa javë është në luftë diplomatike me gjysmën e BE-së dhe aktualisht është në mes të një konflikti me Holandën dhe Gjermanin, këto shtete nuk kanë lejuar ministrat turq të mbajnë takimet e tyre në qytetarët turq që jetojnë në këto vende. Rexhep Tayyip Erdogan bëri akuza të ashpra duke e quajtur Holandën dhe nazistët gjermanë “shtet i bandave”, por pak ditë më parë akuzoi Holandë se është “përgjegjëse për masakrën në Srebrenicë”. /Lajmi.net/

 

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Aksident në Ferizaj, përfshihen tri vetura – lëndohen 5 persona

Pesë persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti në mes tri veturave ne Ferizaj. Aksidenti ndodhi në rrugën...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img