“Ne do t’i propozojmë Qeverisë në seancën e ardhshme të anuloj vendimin e paligjshëm, antikushtetues të institucioneve të paligjshme dhe të përkohshme të vetëqeverisjes në Prishtinë dhe udhëheqjes separatiste, siç është bërë në rastin e Trepçës”, tha drejtori i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovës, Marko Gjuriq.
Ai në një konferencë për shtyp ka thënë, se në këtë mënyrë do të parandalohet një akt juridik që mund të ketë pasoja negative për njerëzit dhe pronën e Kosovës, transmeton lajmi.net.
Qeveria e Kosovës ka marrë një vendim që të gjitha patundshmëritë në emër të ish-Republikës Socialiste Federative të Jugosllavisë, përkatësisht të ish-Republikës Socialiste të Serbisë që janë në Kosovë do të regjistrohen si prona të Republikës së Kosovës.
Qeveria e Kosovës, obligonë Agjencinë Kadastrës që të regjistrojë të drejtën e pronës dhe të bëjë regjistrin e të drejtave pronësore brenda afatit të përcaktuar ligjor.
Vendimi është nënshkruar nga Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa dhe vendimi hy në fuqi ditën e nënshkrimit. /Lajmi.net/