‘BalkanWeb’ mëson se flakët kanë rënë në katin e tretë të nëndheshëm të bibliotekës. Raportohet se policia dhe 3 zjarrfikëse në vendngjarje për të bërë të mundur lokalizimin e flakëve. Nga se bëhet e ditur dyshohet se një person ka mbetur i lënduar.
Mësohet se disa prej zjarrfikësve nuk janë ndjerë mirë, pasi janë parë në dritare duke u kollitur. Në ndihmë, personeli u ka dhënë bombola oksigjeni.
Forcat e zjarrfikësve janë angazhuar maksimalisht për të lokalizuar zjarri.
Pavarësisht tentativës për të depërtuar në katin e 3-të të nëndheshëm, zjarrfikësit thyen të gjitha xhamat e katit të parë, për të ajrosur dhe nxjerr tym nga zona ku ka rënë zjarri.
‘BalkanWeb’ mëson se disa punonjës të zjarrfikëses po hyjnë me bombola oksigjeni në katet e nëndheshme. Kjo situata ka shkaktuar panik tek qytetarët që frekuentojnë bibliotekën si dhe punonjësit e institucionit. Ndërkaq, thuhet se roja i Bibliotekës Kombëtare është dërguar në spital me autoambulancë. Deri më tani nuk dihet ende se si është gjendja e tij, nëse bëhet fjalë për një asfiksi apo luajte tensioni.