Përmes një komunikate për media asamblistja e Kuvendit të Ferizajt ka reaguar ndaj kryetarit të Komunës Muharrem Svarqa. Ajo përmes kësaj komunikate kërkon nga kryetari Svarqa që të “tërheq fjalët” drejtuar asamblistes Kristina Gashi-Bytyqi gjatë seancës së fundit të Kuvendit të Komunës së Ferizajt. Ajo ka bërë të ditur se kjo ngjarje ka ndodhur gjat pauzës së punimeve të kësajë seance.
Reagimin e plotë të Mimoza Sojeva-Pajaziti mund ta lexoni në vazhdim:
Kryetari i Komunës së Ferizajt Sfarqa fyen Asamblisten Kristina Gashi Bytyqi
Unë si kryetare e grupit të grave asambliste dëshiroj të them se gjuha e përdorur dhe fyerja ndaj një koleges sonë Asambliste znj. Kristina Gashi Bytyqi, që ju bë nga Kryetari i Komunës z. Muharrem Sfarqa është e papranueshme dhe sjelljet e tilla duhet të dënohen.
Askush nuk mund të fyej askend për shkak të bindjeve të tij, e për më tepër një grua në politikë nuk mund te jetë objekt i sulmeve denigruese për shkak të pozicionit dhe bindjeve të saj…
Kjo marri e kryetarit ekstremistë që nxit urrejtjen ndërpartiake është një pengese e pakalueshme nga e gjithë shoqeria jonë, por vecanerisht nga insitucioni i kryetarit të Komunës.
Unë si Kryesuese e Grupit të Grave Asambleiste kërkojë nga Kryetari i Komunës që ti tërheq fjalët e tij dhe të mos përserit sjellje të tilla sidomos ndaj një femre, nëne, gruaje dhe moter, sic është asambleistja znj, Kristinë.
Mimoza Sojeva Pajaziti Kryesuese e Grupit të Grave Asambliste. Kuvendi Komunës Ferizaj