Policia e Ferizajt ka arrestuar një të dyshuar për të paktën tre vjedhje të rënda të kryera në gjatë natës së kaluar në fshatin Jezerc.
“Raportet e para flasin se A.B. 31 vjeç , ka kryer së paku 3 (tri ) vjedhje të rënda ,kryesisht nëpër shtëpitë-vilat e qytetarëve ,ku janë vjedhur një televizor i markës,,Fuego” ,veshmbathje të ndryshme, gjësende të ndryshme shtëpiake etj. ,të cilat janë gjetur dhe konfiskuar si prova materiale”.
Pas intervistimit në prezencë të avokatit , i dyshuari ka pranuar në tërësi kryerjen e veprave penale si dhe janë siguruar informatat lidhur me bashkë kryesin i cili është i njohur për policinë dhe janë duke u marr veprimet policore për arrestimin e tij.
Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, i dyshuari është liruar pas kompletimit , lënda procedohet në gjykatë.