16,07,2025

Ministrja Ahmetaj fillon komunikimin në “Facebook” me një lajm të mirë

Must Read

Sipas ministres Ahmetaj, kjo marrëveshje do të ndihmojë në arritjen e obligimeve të parapara në kuadër të MSA-së, në fushat sikurse konkurrueshmëria dhe përkrahja për bizneset, arsimi dhe punësimi, si dhe të drejtat e njeriut.

“Të dashur qytetarë, sot po fillojmë komunikimin tonë në një mënyrë më të lehtë dhe të qasshme për të gjithë. Dëshirojë që lajmin e parë me ju ta ndaj me informimin rreth takimit të mbajtur ditë me parë me Drejtoreshën e Komisionit Evropian për Ballkanin Perëndimor, Genoveva Ruiz Calavera, ku pranova pjesën e parë të Marrëveshjes Financiare të Instrumentit të Para Anëtarësimit (IPA) 2016, në vlerë prej 45.5 milion euro nga kontributi i përgjithshëm i BE-së për Kosovën prej 70.5 milion euro. Kjo marrëveshje do të ndihmojë në arritjen e obligimeve të parapara në kuadër të MSA-së, në fushat sikurse konkurrueshmëria dhe përkrahja për bizneset, arsimi dhe punësimi, si dhe të drejtat e njeriut”, ka shkruar Ahmetaj. /Lajmi.net/

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Uji në fokus – drejtori i KRU Bifurkacioni zbulon sfidat dhe projektet për të ardhmen

Ferizaj, 15 Korrik 2025 – Kompania Rajonale e Ujësjellësit dhe Kanalizimit “Bifurkacioni” e cila menaxhon qytetin e Ferizajt, Kaçanikut...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img