21,07,2025

Turqia bën ankesa zyrtare kundër Holandës

Must Read

Autoritetet holandeze kanë dëbuar ministren turke të Çështjeve Familjare, Fatma Betul Sayan Kaya, ndërsa kanë ndaluar ministrin e Jashtëm turk, Mevlut Cavusoglu, të zbarkojë në Holandë.

Dy ministrat kanë planifikuar t’iu adresohen tubimeve në Holandë, më 12 mars, në mbështetje të një referendumi turk, i cili do t’i jepte presidentit Recep Tayyip Erdogan kompetenca shtesë.

Ministria e Jashtme turke thirri të hënën në bisedë informative të ngarkuarin me punë në ambasadën holandeze, Daan Feddo Huisinga, të cilit i dorëzoi dy ankesa me shkrim.

Më 12 mars, policia holandeze ka përdorur qentë dhe topat e ujit për të shpërndarë qindra protestues të tubuar jashtë konsullatës turke në Roterdam.

Erdogan është zotuar se do t’i hakmerret Holandës dhe tha se “nazizmi është gjallë në Perëndim”.

 

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Libri “Qamili i Vogël, këngëtar i madh” promovohet në Ferizaj

Ferizaj, 21 korrik 2025 – Në kuadër të manifestimit tradicional “Ditët e Mërgatës – Ferizaj 2025”, të hënën në...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img