06,06,2025

Arrihet marrëveshja për parandalimin e ndërtimeve të reja në “Fushën e Mihrijes së Re”

Must Read

Kjo nënkupton se ky vendim i Qeverisë për këtë zonë vlen edhe për banorët e kësaj komune.

Në pamundësi që Komuna të kryej obligimet e veta, në  takimin e përbashkët mes të MMPH-së, MZHE-së (KEK-ut) dhe Komunës së Obiliqit është arritur dakordimi  që të veprohet bashkërisht në parandalimin e të gjitha ndërtimeve të reja  në Zonën me Interes të Veçantë Ekonomik “Fusha e Mihjes së Re”, kur kjo paraqitet si nevojë nga ana e autoriteteve lokale dhe KEK-ut.

Në këtë drejtim edhe është ndërmarrë hapi i përbashkët mes komunës, MMPH-së dhe policisë së Kosovës, në ndalimin e ndërtimeve te reja, të cilat pas inspektimit kanë rezultuar si ilegale dhe të pa pajisura me leje.

Kjo nuk nënkupton se qytetarët janë të privuar nga ushtrimi i të drejtave të tyre për si për shpronsimet, ndërtimet që kanë nevojë, por për të gjitha duhet ndjekur rruga institucionale dhe ligjore.

Të gjithë shkelësit e ligjit, qoftë në të kaluarën, të sotmen apo edhe të ardhmen do të përballen me sanksionet ligjore. /Lajmi.net/

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Përurohet stacioni i ri i autobusëve në Ferizaj

Ferizaj, 5 qershor 2025 – Sot është bërë promovimi zyrtar i stacionit të ri të autobusëve në qytetin e...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img