27,07,2025

Këto janë shtetet që nuk kanë Forca të Armatosura

Must Read

Shumë shtete më herët e kanë shfrytëzuar opsionin, që mbrojtja e tyre të jetë përgjegjësi e një vendi tjetër, ose një alternative tjetër ushtarake, transmeton lajmi.net

Shumica nga këto shtete, zakonisht kanë pasur një marrëveshje të gjatë me ndonjë nga ish-vendet pushtuese: psh është marrëveshja mes Monacos dhe Francës, e cila ka ekzistuar për një kohë më të gjatë se 300 vite.

Andorra ka një ushtri të vogël dhe mund të kërkojë masa mbrojtëse nga shtetet tjera nëse është e nevojshme, ndërsa Islanda kishte një marrëveshje të veçantë me SHBA-në e cila ka zgjatur deri në vitin 2006, e cila kërkonte që Islandës t’i sigurohej mbrojtje kur ishte e nevojshme.

Disa nga këto vende janë përgjegjëse për mbrojtjen e tyre, për të operuar me forca të armatosura, qofshin ato edhe të kufizuara.

Vendet si Costa Rica, Haiti e Grenada i janë nënshtruar një procesi të demilitarizimit, kurse Samoa është formuar jashta forcave të armatosura, pasi ishte apo ende është nën mbrojtjen e një kombi.

Shtetet pa forca të armatosura:

Andorra, Costa Rica, Republika Dominikane, Grenada, Kiribati, Lihtenshtajni, Ishujt Marshall, Shtetet Federale të Mikronezisë, Nauru, Palau, Saint Lucia, Saint Vincent dhe Grenadines, Samoa, Ishujt Salomon, Tuvalu, Qyteti i Vatikanit.

Shtetet pa armatë të rregullt por me ushtri të kufizuar:

Haiti, Islanda, Japonia, Mauritania, Monaco, Panama, Vanuatu. /Lajmi.net/

 

 

 

 

 

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Vdes 27 vjeçari në vendin e punës dhe një tjetër lëndohet

Një ngjarje tragjike ka ndodhur ditën e djeshme në Ferizaj.Një person ka vdekur derisa një tjetër është lënduar në...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img