18,11,2024

Arrestohet 26-vjeçari, tentoi të hyjë në Shtëpinë e Bardhë

Must Read

Ky i fundit, ndodhej brenda Shtëpisë së Bardhë, kur personi që mbante një çantë shpine, u ngjit mbi rrethim ndërsa oficerë me uniformë e arrestuan menjëherë atë.

I dyshuari, i identifikuar në dokumentet e Gjykatës si banor i Kalifornisë, Jonathan Tran, 26 vjeç, do të dalë para një Gjykate Federale të hënën pasi një gjykatës e la më herët në arrest me burg atë.

Presidenti Donald Trump, kishte falenderuar më herët shërbimet sekrete dhe agjentët për ndalimin e shkelësit. Ai tani akuzohet për hyrje në një territor të ndaluar dhe përballet me maksimumi 10 vite burg.

Incidenti, ndodhi pavarësisht një numri masash për rritjen e sigurisë, që pasuan një ngjarje të ngjashme në 2014-ën, që çoi në dorëheqjen e drejtoreshës së shërbimit sekret, Julia Pierson.

26-vjeçari nga Kalifornia, sidoqoftë, i kish thënë agjentëve se ishte një mik i presidentit dhe kishte një takim me të. Ai mbante edhe një letër që ia kishte shkruar Trump ku përmendeshin hakerat rusë dhe tha se kishte informacione të rëndësishme. Sipas shërbimeve sekrete, ai nuk kishte asnjë dënim të mëparshëm.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Aksident në Ferizaj, përfshihen tri vetura – lëndohen 5 persona

Pesë persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti në mes tri veturave ne Ferizaj. Aksidenti ndodhi në rrugën...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img