09,11,2025

Britaniku do të lirohet nga burgu i Shqipërisë, del i pafajshëm pas 11 vjetësh burg

Must Read

Ai veç se i ka mbajtur 11 vjet burg, por tani fëmijët që e kishin akuzuar e pranuan se kishin gënjyer në gjykatë se kinse janë abuzuar seksualisht nga ai në Shqipëri, shkruan Daily Mail, transmeton Klan Kosova.

Djemtë që tani i kanë mbushur 18, përkatësisht 22 vjet, thanë se u ishte bërë presion nga policët dhe psikiatrit që të thonë se kur kishin qenë fëmijë, kishin rënë viktima të sulmeve seksuale nga zotëri Brown.

Të dy djemtë kanë shprehur ndjenja faji karshi burgosjes së më shumë se një dekade të njeriut që ata e kishin quajtur baba.

Brown ishte shpërngulur në Shqipëri më 1999, gjatë kohës së luftës në Kosovë,  dhe e kishte regjistruar organizatën e tij bamirëse dy vite më vonë.

Kjo strehimore iu ofronte vendbanim jetimëve dhe fëmijëve të braktisur nëpër rrugët e Tiranës.

Përmes shoqatës bamirëse të zotërit Brown, të quajtur Fëmijët e Tij, të dy djemve që kishin thënë se gjoja janë abuzuar,  u ishte dhënë një mundësi që të largohen nga rruga dhe ta kenë një shtëpi të përhershme.

Që të dy tani duan të kthehen në gjykatë dhe ta pranojnë se ato çka i kishin thënë në deklaratat e tyre në gjykatë gjatë viteve 2006-2008, kishin qenë gënjeshtra.

Jetimorja e Brown ishte mbyllur më 2006.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Leard Sadriu në listën e Kosovës për ndeshjet kundër Sllovenisë dhe Zvicrës

Mbrojtësi ferizajas Leardi Sadriu do të jetë pjesë e përfaqësueses së Kosovës për dy ndeshjet më të rëndësishme të...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img