18,11,2024

Shkodra: Tri palët të ndryshojnë qasjen ndaj dialogut

Must Read

Ajo duke folur për pezullimin e dialogut Prishtinë – Beograd ka thënë se Kosova duhet të përfaqësohet nga njerëz të pakorruptuar e të cilët sipas saj e mbrojnë pa kompromis sovranitetin e vendit. Shkodra ka potencuar nevojën që Bashkimi Evropian t’i bëjë presion Serbisë që t’i pranoj krimet e kryera në Kosovë dhe që ta njoh pavarësinë e Kosovën, transmeton lajmi.net

Ky është shkrimi i plotë i anëtares së kryesisë së AAK, Magbule Shkodra:

Tre partnerët që duhet të ndryshojnë qasjen!

Pezullimi i dialogut u kërkua përmes rezolutës së fundit të miratuar në Kuvendin e Kosovës. Në këtë dialog Kosova mbajti pozitë inferioriteti. Serbia me lojën e saj që nëse nuk i plotësoheshin kërkesat do të mund te shkonte drejt Rusisë arriti të përfitojë madje edhe për çështje të cilat dëmtuan sovranitetin e Kosovës. Bashkimi Evropian, në mes të përfaqësuesve të Kosovës, të cilët u treguan të pa aftë profesionalisht, të dobët moralisht dhe Serbisë e cila shfrytëzonte kartën e animit kah Rusia,vendosi të jetë në anën e Serbisë.

Prandaj që të ketë një stabilitet në rajon duhet që:

  1. Kosova të përfaqësohet nga njerëz profesional,të pa korruptuar, të dinjitetshëm dhe që pa kompromis mbrojnë integritetin dhe sovranitetin e shtetit tonë.
  2. Bashkimi Evropian të kërkojë nga Serbia që fillimisht të pranojë atë që ka bërë në Kosovë gjatë regjimit të Millosheviqit. Ta njohë shtetin e Kosovës. Të heq dorë plotësisht nga përzierja në Kosovë përmes Listës Srpska. Të ndërpres involvinet kriminale ne pjesën veriore të Kosovës në Mitrovicë. Të ndërpresë abuzimin që e ushtron në organizatat ndërkombëtare anëtarësimin në të cilat e ka trashëguar nga ish Jugosllavia. Të anulojë fletë arrestet pasojë e të cilave vazhdon të jetë i ndaluar në Francë edhe ish kryeministri Ramush Haradinaj. Të i informoj drejt qytetarët e saj se çfarë është bërë në luftën e fundit në emrin e tyre.

Këto janë disa kërkesa që BE do të duhej ti kërkonte Serbisë si parakusht për të bërë dialog me Kosovën.

  1. Serbia do te duhej që të plotësonte kushtet e BE dhe njëkohësisht të fillonte që më në fund të sillet si një fqinj e jo si një shtet armik ndaj Kosovës dhe shteteve tjera te Ballkanit.

Ta kuptojë se për luftën e fundit është përgjegjëse dhe të pranojë humbjen,krimet dhe dhimbjen që ju ka shkaktuar njerëzve të pafajshëm në Kosovë,Kroaci, Bosnje Hercegovinë.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Aksident në Ferizaj, përfshihen tri vetura – lëndohen 5 persona

Pesë persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti në mes tri veturave ne Ferizaj. Aksidenti ndodhi në rrugën...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img