13,07,2025

Sekretari i Ligës Islame thërret vendet myslimane ta njohin Kosovën

Must Read

Ai këtë thirrje e ka bërë nga Prishtina ku ka ardhur për të marrë pjesë në një konferencë shkencore të organizuar nga Bashkësia Islame e Kosovës.

Pas adresimit në konferencë, sekretari Muhamed bin Abdulkerim al Isa ka zhvilluar një takim me kryetarin e Kuvendit të Kosovës Kadri Veselin të cilin e siguroi se do të angazhihet për pavarësinë e Kosovës nga vendet islame.

Në këtë takim, sekretari Muhamed bin Abdulkerim al Isa e ka ritheksuar se populli shqiptar është shembull për gjithë botën për praktikimin modern të fesë islame.

Kryeparlamentari Veseli e ka falënderuar sekretarin al Isa për vizitën në Kosovë dhe e ka ftuar që të angazhohet për promovimin dhe njohjen e Pavarësisë së Kosovës.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Kërkohet paraburgimi i një të mituri nga Shtimja, dyshohet se ka dhunuar një djalë të mitur

Departamenti për të Mitur në Prokurorinë Themelore të Ferizajt, ka kërkuar nga Gjykata caktimin e masës së paraburgimit në...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img