Me këtë rast Haliti ka theksuar se kryetar i kësaj nëndege është zgjedhur, Durim Kelmendi, i biri i ish të burgosurit politik dhe njëri nga pjesëtarët e UÇK-së, Rexhep Kelmendi.
Ky është postimi i plotë:
Në vazhdën e rritjes me anëtarësi të re dhe shtrirjes organizative, sot themeluam Nëndegën e PDK-së në Graboc, kryetar i së cilës u zgjodh Durim Kelmendi, i biri i ish të burgosurit politik dhe njëri nga pjesëtarët e parë të UÇK-së, Rexhep Kelmendi. Me punën dhe përkushtimin e anëtarëve të të gjitha strukturave dhe simpatizantëve, Dega e PDK-së në Pejë po bëhet gjithnjë më masive, do të bëhet edhe më e fuqishme, më konkuruese me subjektet tjera dhe më zëdhënëse dhe zëmbrojtjtëse e interesave të qytetarëve të Pejës pa dallim përkatësie politike. XHH