Burime pranë kabinetit të qeverisë thanë se nuk do të ketë asnjë mbledhje qeverie. Të njëjtat burime saktësuan se bëhej fjalë për një takim që do të zhvillohet në selinë e Partisë Socialiste ku kryetari Edi Rama ka thirrur 12 koordinatorët e dërguar nga kryesia e Partisë në qarqe.
Një pjesë e tyre janë ministra dhe kjo krijoi idenë e thirrjes së një mbledhjeje qeverie, shkruan Lapsi.al.
Në këtë mbledhje pritet që Rama të konfirmojë vendimin që ministrat e angazhuar në qarqe duhet të lënë detyrën e ministrit.
Të deleguarit sipas qarqeve:
Saimir Tahiri, (ministër) – Tiranë
Gramoz Ruçi – Fier
Taulant Balla – Elbasan
Vangjush Dako – Durrës
Damian Gjiknuri (ministër) – Vlorë
Niko Peleshi, (ministër) – Korçë
Ditmir Bushati (ministër) – Shkodër
Blendi Klosi, (ministër) – Berat
Lindita Nikolla (ministër) – Lezhë
Mimi Kodheli (ministër) – Dibër
Bledi Çuçi (ministër) – Gjirokastër
Ilir Beqja (ministër) – Kukës