Më këtë fillon edhe zinxhiri i demonstratave të 81-ës. Si pasojë rrjedhin tubimet e njohura si “Demonstratat e Punëtorëve”, në të cilat punëtorët kërkonin lirimin e studentëve të burgosur.
Përsëri, organet shtetërore intervenojnë me tërë brutalitetin e tyre. Gjatë këtyre tubimeve, armata jugosllave paraqet prezencën e saj.
Pas dy muajsh në territorin e “Krahinës Socialiste të Kosovës” vendoset “gjendja e jashtëzakonshme” e më vonë edhe Shtetrrethimi. Ky zinxhir vazhdon deri me fillimin e luftës në Kosovë.
Gjatë kësaj kohe arrestohet qindra shqiptarë, por më së shumti të arrestuar kishte studentë.
Ismet Avdylaj ishte njëri nga nismëtarët e protestave të marsit 1981.
Ai u dënua në vitin 1983 si organizator i protestave gjithë-studentore.
Kjo fotografi e Ismet Avdylajt është gjatë procesit gjyqësor të vitit 1983. /Lajmi.net/