
E para që Rama mund t’i jetë nënshtruar presionit të “vëllait armik”, Ilir Metës. Shpesh herë Meta dhe zyrtarë të LSI-së kanë lënë të kuptohet se i kanë kërkuar Ramës largimin e ministrit të Brendshëm.
Ndërkohë ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani deklaroi pas dorëheqjes, se Ramës ia kishin kërkuar edhe partnerë ndërkombëtarë largimin e Tahirit.
Arsyeja e dytë që solli shkarkimin e Tahirit, ndonëse paraqitet si dorëheqje e tij, mund jetë një përpjekje e kryeministrit Rama për të “kënaqur” opozitën, e cila ka kërkuar vazhdimisht shkarkimin e tij, si një ministër i lidhur me krimin dhe bandat e drogës, shkruan lapsi.al.
Por mbetet për t’u parë se si do e presë opozita dorëheqjen e Tahirit dhe zëvendësimin e tij të mundshëm me Niko Peleshin.
Sidoqoftë Tahiri pritet të dalë në një konferecë për mediat, ku do të japë arsyet e dorëheqjes së tij të beftë, tre muaj para zgjedhjeve parlamentare të 18 qershorit.