Ai në një postim në facebook, ka shkruar se pas këtyre demonstratave vazhduan edhe të tjerat deri në çlirimin e Kosovës
Ja postimi i plotë i tij:
Demonstrata e 11 marsit 1981 ka hyrë në kalendarin e datave historike të Kosovës si reagim i rinisë studentore për avancimin e të drejtave politike, ekonomike dhe kulturore të popullit shqiptar nën ish-Jugosllavi.
Pas demonstratës së 11 marsit në Prishtinë, pasuan të tjerat edhe më të mëdha, gjithëpërfshirëse, në qendra të tjera të Kosovës, duke artikuluar fuqishëm kërkesën për Republikën e Kosovës.
Prej 11 marsit 1981 deri në qershor 1999, Kosova ka kaluar nëpër ngjarje historike që vërtetuan drejtësinë e kërkesës për përparimin e statusit politik dhe juridik të Kosovës.
E tëra kulmoi me çlirimin dhe pavarësinë e Kosovës.
Sot, Kosova është shtet i lirë, i pavarur e demokratik, republikë parlamentare me synime të qarta dhe perspektivë të sigurt euroatlantike./ Lajmi.net/