Administrata e Vatikanit ka kontribuar në donacionin që do të bëhet përmes zyrës për bamirësi të Papatit.
Alepo, përpara fillimit të luftës civile ishte qyteti me numrin më të madh të popullsisë në Siri, ndërkohë që për shkak të luftës shumë njerëz u detyruan të largoheshin nga shtëpitë e tyre për t’i shpëtuar dhunës që lufta kishte sjellë.
Grupet e të drejtave të njeriut kanë deklaruar se gjatë zhvillimit të luftimeve mes forcave të regjimit sirian dhe atyre opozitare, bombardime të shumta janë kryer në qytet pa marrë parasysh se në të gjendeshin civil.
Ndërkohë këto grupe raportojnë se gjatë luftës civile, në Alepo ka patur edhe përdorim të armëve kimike. Nga ana tjetër OKB-ja ka kërkuar që të vendoste disa sanksione ndaj Sirisë për shkak të përdorimit të armëve kimike gjatë luftimeve.