22,12,2024

Detajet e konfiskimit të mbi 2 milionë eurove bankënota false

Must Read

“Vetura ka ardhur në orët e para të mëngjesit, rreth orës 1″00, ka qenë një auto-taxi dhe ka bartur një pasagjer me prejardhje nga Kameruni por me dokumentacion nga Franca”.

“Oficerët doganorë kanë ngritur dyshimet e para dhe kanë selektuar veturën për kontroll detal”.

Stavileci në Kosova Direkt në emisionin Ora e Fundit në Klan Kosova ka thënë se nuk kanë pasur të dhëna të mëhershme por krejt kjo është zbuluar përmes një kontrolle të zakonshme.

“Ky ka qenë dyshim dhe ka qenë një kontrollë rutinore, por kjo tregon se Policia Kufitare dhe oficerët doganorë e bëjnë punën e tyre si është më së miri”.

Ai ka treguar edhe se si dhe ku kanë qenë të fshehura paratë.

“Kanë qenë të fshehura në çanta, në fillim janë hasur të hollat e fshehura në librin që po e barte udhëtari, më pas është rritur dyshimi dhe janë zhvilluar kontrollet e mëtejme e ku janë gjetur edhe kemikalie për proceset e mëtejme”.

“Kanë qenë të holla që janë destinuar për tregun e Kosovës. Të hollat kanë qenë të kamufluara me ngjyrë që të kalohet kufiri e që më pas largohet dhe bankënotat plasohen në treg”.

Stavileci ka thënë se kjo është shuma më e madhe e kapur e bankënotave false dhe se sipas tij, sikur të njëjtat të ishin futur në tregun e Kosovës, do të sillnin telashe.

“Kemi pasur disa raste ku janë kapur monedha të falsifikuara, por nuk është kapur asnjëherë sasi kaq e madhe e parave”.

“Besojmë se po të ishin futur këto bankënota në treg, do të kishin çregulluar tregun dhe do të kishin shkaktuar probleme të mëtejme”.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Shkaktoi 19 aksidente të qëllimshme për të përfituar nga sigurimi i veturave, arrestohet 23 vjeçari në Ferizaj

Një person i moshës 23 vjeçare është arrestuar pasi me qëllim të përfitimit material ka keqpërdorur sigurimet e veturave. Kjo...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img