Sekretari i VV-së me një postim në facebook ka thënë se asnjëherë nuk ka qenë anëtar i AAK-së, madje as votën nuk ia ka dhënë kësaj partie, transmeton lajmi.net
“Lëre më që nuk kam qenë në struktura të tyre, por as anëtar i thjeshtë nuk kam qenë kurrë e as nuk kam votuar ndonjëherë për AAK-në”, ka shkruar Molliqaj në facebook.
Lexo postimin e plotë:
Shkumbin Demaliaj i AAK-së në një emision në Rrokum paska shpifur për mua duke thënë që para vitit 2006 unë kam qenë pjesë e strukturave të AAK-së.
Lëre më që nuk kam qenë në struktura të tyre, por as anëtar i thjeshtë nuk kam qenë kurrë e as nuk kam votuar ndonjëherë për AAK-në.
Shkumbini tërë karrierën e tij politike synim e ka kandidimin për kryetar komune në Deçan por siç po shihet për këtë nuk po i duket i denjë as partisë që i takon.
Tha se akuzat e mia për afrimin e AAK-së me PDK-në nuk qëndrojnë, por në emisionin e njëjtë e la të nënkuptohet që do të lidhin koalicion me PDK-në. Asnjëherë nuk e përjashtoi këtë si mundësi.
Për fund, Shkumbini më mirë le të na tregon se sa libreza të veteranëve i ka shitur në rajonin e Dukagjinit dhe me çfarë çmimi.
Lexoni edhe:
Demaliaj: S’e marrim seriozisht Molliqajn në AAK, veç postera ka ngjit (Video)