Presidenti i vendit gjithashtu theksoi se pavarësisht se dorëheqja e tij është e parëndësishme, dëmi më i madh do ti bëhet Kosovës. “ Kjo shansë për të krijuar Ushtrinë nuk do të vijë për dhjetra vite”
Thaçi, u deklarua mjaft i prerë dhe i qartë, lidhur me projektligjin për ndryshimin e misionit të FSK, ndryshim i cili e shëndërron Forcën e Sigurisë së Kosovës nga një organizatë civile, në institucion ushtarak, me detyrim për të mbrojtur sovranitetin dhe qytetarët e Republikës së Kosovës.
“Nuk ka asnjë kthim mbrapa. Së paku nga ana e ime. Unë do t’i kryejë të gjitha obligimet e mia procedurale. Një legjislacion që nuk voton ushtrinë e vendit e tij, nuk e meriton të vazhdojë. Jam I bindur se edhe qytetarët nuk do ta lejojnë. Do ta çojnë në shtëpi. Për këtë jam i sigurtë. E theksoj se dorëheqja ime hynë në fuqi në atë moment që ky Kuvend të mos e botojë. Hyn në fuqi momentin e mbarimit të atij mosvotimi” tha Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, gjatë emisionit “Debat’, me gazetarin Ridvan Berisha.
Ai potencoi për disa herë, se çështja e dorëheqjes së tij si President është shumë e parëndësishme, përballë faktit të mosvotimit për ndryshimin e projektligjit, që ë shëndërron FSK-në në ushtri të vërtetë, mosvotim i cili do t’I sjellë dëme ta pariparueshme vendit.
“Dorëheqja ime është e parëndësishme por dëmi më i madh do t’i bëhet Kosovës. Kjo shansë për të krijuar ushtrinë nuk do të vijë ndoshta as pas dhjetra vitesh. Është shumë e rëndësishme që në këtë momentum, të gjitha partitikë politke dhe depuetetët e Kuvendit të Kosovës janë për formin e ushtrisë. Nuk besoj që do të ndodhë. Kryeministri i vendit që është kryetarë edhe i Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli dhe kryetarë i Partisë Demokratike të Kosovës, me premtuan mbështetje për projektligjin”, tha Presidenti i vendit, Hashim Thaçi.
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, I është përgjigjur të gjitha pyetjeve dhe çështjeve që u ngritën gjatë këtyre ditëve në lidhje me shëndrrimin e FSK në Ushtri të vendit, pa u kryer më parë ndryshimet kushtetuese. Presidenti Thaçi tha se akush nuk ka pasur arsye të befasohet për inicimin nga ana e tij të kësaj procedure, pasi ka pritur mjfat për tre vjet me radhë.
“Realisht askush nuk ka pasë nevojë të jetë i befasur dhe askusht nuk besojë se ka qenë. Ska pse të befasohet. Kemi kaluar një process të gjatë, 9 vite nga shpallja e pavarsisë dhe 18 vite nga liria e kosovës. Në kuadër të kësaj, duke rishikuar dhe vlerësuar dhe respektuar kushtetutën dhe ligjet si dhe rregulloren e punës së Kuvendit. Kam inicuar projektligjin për themelimin e ndryshimin e FSK nga një mision civil në një Forcës të Sigurisë, apo thjesht Ushtri të Kosovës. Kanë qenë të informar të gjithë faktorët relevant vendorë dhe ndërkombëtarë. Kanë qenë të informuar në detaje për të gjithë procesin. Kanë qenë të informuar edhe partnertët e koalicionit. Draftligji i është dorëzuar të gjithëve. Gjithashtu, kanë qenë të konsultuar dhe të informuar për gjithë procesin”, tha Presidenti Thaçi, I pyetur në lidhje më disa akuza që u ngirtën në media, se ky veprim është bërë pa u konsultuar me askë.
“Më 5 mars e dorëzova projektligjin tek faktori revelent dhe tek faktori politik. Duke respektuar procedurat e nevojshme e kam dorëzuar tek Kryetari i Kuvendit të Kosovës, zotri Kadri Veseli. Gjithcka ka qenë koform ligjit. Presidenti ka të drejtë të ngritë cështje projektligji të ndryshë, siç ka të drejtë edhe qeveria apo 10 mijë qytetarë të vendit. Gjithashtu, duke shfrytëzuar autoritetin e Presidentit të Kosovës, si komandant suprem i Forcave të Armatosura të Kosovës konsiderojë se kjo ceështje ka nevojë të mbyllet njëherë e përgjithmonë. Falemnderojë Kryetarin e Kuvendit, gjithë anëtarët e kryesisë të Kuvendit të gjithë spektrit politikë që kanë dhënë mbështeje për votimin e projektligjit”, theksoi Presidenti Thaçi.
Ai ka treguar se të gjithë akterët politikë kanë qenë të përfshirë.
“Unë nuk jam ai që përcaktoj reagimet në kohë për një cështje të caktuar. Formimi i ushtrisë është cështje e interest shtetërorë dhe jo politikë, jo një etnikë. Informimi ka qenë i saktë, përfshirë kryetarin e PDK dhe Kuvendit të Kosovës apo Kryeministrin dhe kryetarin e LDK-së, Isa Mustafën. I kam takuar në të njejtën kohë, në të njejtin takim , në të njejtën tavolinë. Përgjigja e të dyve ka qenë se do të mbështesin iniciativën për transfromin e FSK dhe ndryshimin e projektligjit”, tha tutje Presidenti I vendit, në përgjigje të kritikave për anashkalimin e Kryeministrit Isa Mustafa.
Gjithashtu, ai potencoi se nuk ka ushtri private.
“Ushtritë në Kosovë nuk kanë qenë partiake, asnjëherë. Është një nismë nacionale dhe në përputhshmëri më Kushtetutën. Gjithashtu e menaxhuar nga miqtë tanë ndërkombëtarë dhe gjithcka është përuthshmëri me kompetencat tona. E theksoj nisma është shtetërore dhe jo partiake. Nisma ka mbështetje prej NATO-së dhe gjithë miqëve tanë ndërkombëtarë. Të gjithë akterët kanë qenë të informuar dhe në fund të fundit është në autoritetin tim kushtetues si komandant supreme i Forave të Armatosura të Repbulikës së Kosovës kjo çështje”, tha tutje Presidenti I vendit, Hashim Thaçi.
Duke u përgjigjur pyetjeve në lidhje me faktin se ka qenë gjithashtu edhe njëri prej krijuesve të UÇK, ai tha se janë dy rrethana të ndryshme.
“Themelimi i UÇK-së ka ardhë në një rethanë tjetër, të një vullneti të fortë për lirinë dhe pavarsinë e qytetarëvë. Për të kaluar në një periudhë nga vitit 1992 deri në 1998, pastaj në një bashkëpunim me NATO. Pastaj kaluam në dimitiralizimin e Ushtrisë Clirimtare të Kosovës. Ndërkombëtarët kanë kërkur dimitiralizimin po ne kemi arritur ti bindimin ndërkombtarët që krahas dimilitarizimit të ndodhë edhe transformimi. Ka qenë një transformim I vlerësuar I UÇK nga 20 qershori i 99 deri në 20 shtatorë. Aq ka qenë i sukseshëm sa kemi pase përshëndetje nga Presidenti amerikan Bill Klinton, nga ai OKB, NATO, etj etj . Cdo organizatë ka përshëndtur demilitarizimin dhe transformimin e UCK”, vijoi Presidenti i Kosovës.
“Pastaj vjen transfromim i TMK dhe hapja e kapitullit nga zero për FSK. Dhe atëherë ka pasur tensione por ka qenë rruga e vetme. Kemi kaluar përmes një procesi të plotë transparent.. Për të ardhur në vitin 2013 dhe në 2014, kur kemi arritur pajtuehëmrin me Nato dhe ShBA për të kaluar nga FSK në forcat e armatosura. Kjo ishte përmes ndryshimeve kushtetuese. Në atë kohë kam qenë kryeminitër dhe kemi qenë të dakorduar që kjo të shkohet përmes koaliconit. Gjithashtu 25 deputet të pakicave, përfshirë edhe serbët u pajtuan. Për fat të keq subjektet të caktuara, duke iu frikësuar faktit, e dështuan atë për interesa politike. Deklarova edhe atëherë shumë qartë se çdo shtyerje për interesa partiake , ideologjike apo tjetër, do ti kushtojë shumë shtetit tëonë. Ishte momentum më I mire i kalimit nga FSK në Ushtrinë e Kosovës. Atëherë nuk u pengua nga deputetet serbë, por nga një gru deputetësh kosovarë. Prej atëherë kaluan tre vite për të kaluar ku jemi këtu.
Tash jemi një rethanë tjetër, Lista serbe merr urdhër direkt nga Beogradi, ajo është zgjedhur nga qytetarët serbë dhe unë nuk i kam sjellur. Tani jemi peng i këtyre deputetëve dhe dëgjohet cdo ditë me dhjetra deklarat në ditë që nuk do të votojnë për ushtrinë. Gjithashtu edhe në Beograd dëgjohe deklarata të tilla’, potencoi Presidenti Thaçi.
Kjo sipas tij, ka qenë arsyeja që është “ shkuar me ndryshimin e ligjit”,
“Nuk ndryshon emrin por ndryshon misonin, nga një mision civil në një mission ushtarak. Iniciativa që e kam filluar është e konsultuar me ekspertë ndërkombarë dhe vendor dhe është shumë e qartë. Tani duhet tregohet vullnet politikë dhe gjithcka është e qartë dhe në përputhje me kushtetutën dhe ligjet e Kosoves, pakon e Ahtisarit.
Tre vite jemi mundur, jemi takuar dhe ka qenë kjo temë. Që ushtriua të formohej në bazë të ndryshimeve kushtetuese. Në fakt qëndrimi është i qartë. Unë i njoh deputetët serbe janë njerz të përgjegjshëm dhe njerz të mirë. Nuk guxojnë të votojnë sepse Beogradi i shpall tradhëtarë. I kam takuar të gjithë aktorët kyq dhe e pohojnë këtë. Unë gjithashtu edhe me kryeministrin e Serbisë, Aleksandër Vuciic, në biseda telefonike i kam kërkuar të mos ndikojë për keq dhe ti frikësoj deputetët serbë. Të mos i kërcënojë për votimin e demarkacionit, për ushtrinë . Diskutime janë bërë publike. Edhe ai më ka telefonuar”, shpejgoi Presidenti Thaçi.
Gjatë intervistës ai tha se Shtrohet pyetja do të mbetemi peng të Beogradit. Apo dikush që jep këshilla që ofrohemi.
“Është përmisuar deklarata nga shefi i NATO-s. Ka qenë një deklaratë e pamencur që është e përmisuar. Beogradi e ka vendin dhe shtetin e vet. Ne jeni përgjegjës për Kosovën… Kosova nuk ka nevojë të ofrohet me Beogradin. Ne jemi zot
Bashkësia Ndërkobmëare është shume e qartë . Të gjithë partnerët e mbështesin formimn e Ushtrisë së Kosovës. I kam kërkuar faktorit ndërkombëtar, që ti bindin serbët. Por e di që akush nuk e ka ata fuqin ti bindë. Uë kërkojë rrugë për veprim. Beogradi më lehtë e pranon pavarsinë sesa themelimin e Ushtrisë së Kosovës.Kërkesa për formimin e ushtrisë përmes ndryshimeve kushtetuese është kërkesë për mosveprim”, tha Presidenti i vendit, Hashim Thaçi
Për këtë prezencë ndërkobmbëtare që kemi, treni propagandues me mission të qartë do të hynte në Kosovë pa problem, pa reagur askush nga bashkësia ndërkobmëtare. Do të merrnim ne komplimente si politikanë fleksibil. Ashtu edhe për murin. Do të ishte aty po most ë reagonim. Por rikthim mbrama nuk ka. Ushtria e Kosovës do të bëhet .
Dikush është gjetur në befasi edhe kur u themelu UCK, edhe kur u shppall Pvarësia apo kur u cliruam, NUk brengosëm për këtë. Unë kam treguar për tre vite shumë fleksibilitet. Ka ardhë momenti që ndërkombëtarët të punojnë me Beogradin sepse nuk mund të jemi peng të Beogradit
A duhet të presim Beogradin deri sa të na thotë po. Serbia e nisi trenin dhe ne ja ndalëm, e filloi murin dhe ne ja rrënuam..
I dëgjova analistët që më akuzojnë për 20 vite si shumë lojalë. Është e vërtetë se nuk kam bërë asnjë veprim pa kordinim me SHBA dhe aleatët. Gjithashtu duhet të jem drejtpërdrejt me qytetarët që SHBA dhe NATO e mbështesin transformimin e FSK në Ushtri dhe Forcat e Amratosura të KOsovës. Do të përmbyllet 100 përqind në kordinim me ShB. Kemi përgjegjësi shtetërore dhe do të gjejmë zgjedhjen më të mire”, tha Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi.