10,09,2025

Rexhep Selimi: Hashim, ti nuk e ke dinjitetin për të qenë president

Must Read
Rexhep Selimi

“Ti duhet të japësh dorëheqje për Demarkacionin që me nënshkrimin tënd ke shkaktuar protesta, burgosje, përgjakje e kaos institucional”, thotë Selimi.

Postimi i plotë:

HASHIM, TI NUK E KE DINJITETIN PËR TË QENË PRESIDENT

A thua, ti Hashim po jipshe dorëheqje nëse nuk votohet diçka që tashme jemi deklaruar të gjithë në mbështetje që FSK-ja të ketë mision ushtarak?

Sa e lexueshme hipokrizia jote!

Ti duhet të japësh dorëheqje për Demarkacionin që me nënshkrimin tënd ke shkaktuar protesta, burgosje, përgjakje e kaos institucional.

Ti duhet të japësh dorëheqje për Gjykatën Speciale që ia kurdise luftëtarëve të UÇK-së.

Ti dujet të japësh dorëheqje që kurrë nuk mund ta ushtrosh rolin kushtetues të një presidenti për t’i mbledhur partitë në një tavolinë.

Ti mik i Vuçiqit e i Daçiqit, nuk mund të jesh president i viktimave të tyre.

Ti duhet të japësh dorëheqje, ose thënë shkurt, ti je i pa denjë të jesh president.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ferizaj me WiFi falas në shesh

Ferizaj po hyn në një etapë të re të digjitalizimit dhe modernizimit të hapësirave publike. Në ditët dhe javët...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img