20,11,2024

Veseli takohet me Sekretari e OSBE-së, kërkohet ratifikimi i demarkacionit

Must Read

Kryetari Veseli ka çmuar lart këtë mbështetje, sidomos në ndërtimin e institucioneve demokratike.

Kreu i Kuvendit të Kosovës e ka konsideruar të nevojshme vazhdimin e bashkëpunimit me këtë mision, në funksion të forcimit të mëtejmë të demokracisë dhe ofrimit të asistencës në shumë sfera.

Veseli e ka njohur z. Zanier edhe me zhvillimet aktuale në vendin tonë, me theks të veçantë për çështjen e demarkacionit me Malin e Zi, duke e konsideruar të rëndësishme ratifikimin e marrëveshjes.

Lidhur me Asociacionin i komunave me shumicë serbe, kryeparlamentari Veseli tha se ai do të themelohet në pajtim me Kushtetutën dhe mendimin e Gjykates Kushtetuese

Sekretari i përgjithshëm i OSBE-së, Zanier, nga ana e tij, konfirmoi përkushtimin e misionit të OSBE-së për të vazhduar mbështetjen për institucionet e Kosovës edhe në të ardhmen. /Lajmi.net/

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Aksident në Ferizaj, përfshihen tri vetura – lëndohen 5 persona

Pesë persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti në mes tri veturave ne Ferizaj. Aksidenti ndodhi në rrugën...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img