01,07,2025

Një qytetar i Shkupit plagoset me pistoletë pas një zënke

Must Read

Ministria e Punëve të Brendshme informoi se dje rreth orës 14 në KUI Shkup është denoncuar se dy persona të panjohur me dy automjete kanë ardhur në rr. “Fushtanska” dhe kanë filluar debat me G.B. (27), me ç’rast njëri prej personave ka nxjerrë pistoletën dhe ka shtënë ndaj G.B., duke i shkaktuar plagë në gjurin e djathtë dhe më shumë lëndime në trup.

Pas ngjarjes personi i cili ka shtënë e ka braktisur vendin e ngjarjes me automjet. I lënduari është transferuar dhe është mbajtur për mjekim në Spitalin e përgjithshëm të qytetit “Shën Naumi i Ohrit”, ku i janë konstatuar lëndime të rënda dhe ndodhet në rrezik për jetën. Janë duke u ndërmarrë masa për gjetjen e autorëve dhe për pastrimin e plotë të rastit.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Pas hyrjes në funksion – si do të vazhdojë trafiku urban në Ferizaj? Detaje nga Drejtori i Shërbimeve Publike

Ferizaj, 1 korrik 2025 – Në një intervistë për FerizajPress, Drejtori i Drejtorisë së Shërbimeve Publike, z. Alberton Sahiti,...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img