01,07,2025

Arrestohen katër persona të dyshuar për tentim grabitje në Fushë Kosovë

Must Read

Policia  e Kosovës ka bërë të ditur se gjatë kontrollimit të automjetit policia ka gjet dhe konfiskuar: Një armë të tipit Ecol Special , 12 fishekë (7.65 mm) , dy thika , dy maska , tri palë doreza gjithashtu është konfiskuar edhe automjeti (Golf IV), i cili aktualisht po ekzaminohet nga njësitet përkatëse, transmeton lajmi.net.

Personat e dyshuar janë: L.B,   mashkull, 22  vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, E.M,  mashkull, 22  vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, N.Z,   mashkull, 18 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës dhe N.M,  mashkull, 17  vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës,

Të gjithë me rekomandimin e Prokurorit të shtetit,  janë dërguar në qendrën e mbajtjes.

Ndërkohë që hetuesit policor kanë zgjeruar rrethin e hetimeve pasi që nga puna e kryer deri tani, janë ngritur dyshime se po të njëjtit persona mund të jenë të përshirë edhe në raste të tjera të natyrës së njëjtë(grabitje). /Lajmi.net/

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Arrestohet një person për sulm ndaj personit zyrtar dhe armëmbajtje pa leje

Me datë 30.06.2025 rreth orës 23:00, në rrugën "Vëllezërit Çaka" në Kaçanik, ka ndodhur një rast i sulmit ndaj...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img