28,11,2025

Call Center ikin pas 1 prillit, Shqipëria humb 25 mijë vende pune, qeveria asnjë strategji

Must Read

Ata kërkojnë marrjen e masave nga shteti shqiptar për të zbutur efektet e këtij ligji, ndërsa nga ana tjetër shumë sipërmarrje call center po marrin masa për tu larguar.

Subvencioni që ofron shteti italian për të call center që operojnë në vendet e BE duke favorizues. Ndërsa kompania Telecom Italia prej 20 marsit tërhiqet nga Shqipëria dhe nuk ofron shërbime për call center që kryejnë thirrje prej këtij vendi.

Pas 10 mujash debate riatdhesimi i kompanive për call center është bërë fakt i kryer. Prej 1 prillit ai shtrin fuqinë e tij dhe rrezikon edhe bizneset e këtij sektorit që operojnë në Shqipëri. Siguria se sipërmarrësi italianë të këtij sektori në vendin tonë nuk do prekeshin u dha nga ministrja e Zhvillimit Ekonomik, por homologu në shtetin fqinj i dha kësaj çështjeje goditen e finale, duke ofruar subvencion për bizneset që kthehen të operojnë në vendet e BE.

Përfaqësuesit i Comfini Industria Italia në Shqipëri, Roberto Caparrota thotë se 97% e këtyre bizneseve duke filluar nga 1 prilli deri në 6 muaj do të mbyllen.

Përgjegjësia për zbatimin e këtij ligjit, qeveria italiane ia ka ngarkuar kompanive të mëdha të telekomunikacioni, sigurimeve apo bankave që ofrojnë shërbime për operatorët e call center. Ata do të jenë filtri të cilat përmes marrëvesjes së protokollit. Por duket se efektet e këtyre nismave të qeverisë italiane kanë filluar të ndjehen në Shqipëri.

Ndërkohë sipërmarrësit e call center janë mbledhur këtë të enjte për të diskutuar pasojat që ata do të kenë nga ligji si edhe për të dakordësuar një propozim për shtetin shqiptar, i cili deri më tani ende nuk ka reaguar për 25 mijë vendet e punës që rrezikohen.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ferizajasi Leard Sadriu drejt hapit të madh në karrierë, arrin marrëveshje me skuadrën gjermane

Leard Sadriu pritet të largohet nga futbolli rumun vetëm pas gjashtë muajsh qëndrimi te FC Arges, duke qenë gati...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img