“Thirrja për ndërprerje të dialogut të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian, mes Prishtinës dhe Beogradit, përfshirë miratimin e një rezolute në Kuvendin e Kosovës, nuk i kontribuon normalizimit të marrëdhënieve”, ka thënë ajo.
Kocijançiq ka thënë, se Kosova ka çdoherë ka qenë e angazhuar në dialog dhe normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë, ky ritëm, sipas saj duhet vazhduar.
“Kosova ka qenë e angazhuar fuqishëm për dialogun dhe normalizimin e mëtejmë të marrëdhënieve Kosovë – Serbi, për të mirën e dy popujve dhe po ashtu përparimit në dialog që është parakusht i avancimit drejt rrugës për në Bashkimin Evropian”, ka thënë Kocijançiq.
Më tutje ka thënë se thirrja e BE-së drejt liderëve politikë të Kosovës është vazhdimi konstruktiv i dialogut, implementimi i marrëveshje të dala nga dialogu dhe avancimi i përbashkët në normalizimin e marrëdhënieve dhe perspektivës evropiane. /Lajmi.net/