10,09,2025

Ngritet aktakuzë për ish-sekretaren e MTI, akuzohet për 20 mijë euro keqperdorim

Must Read

Avokati Arton Çerkini dhe avokatja Teuta Zhinipotoku kundërshtuan provat e parashtruara nga prokuroria, duke thënë se akuza është e pabazuar në prova.

Lluka po akuzohet se në cilësinë e zyrtarit të lartë në MTI, njëkohësisht edhe Kryeshef i Agjencisë për Promovim të Investimeve, më 23 mars 2014, kishte filluar procedurat për zotimin e mjeteve në vlerë prej 20 mijë euro për OJQ-në “Jakov Innovation Center”, në të cilën OJQ kishte qenë themelues.

Ndërkaq, sekretarja e përgjithshme e MTI-së, Eliana Naka, me 2 qershor 2014, kishte marrë vendim që mjetet prej 20 mijë eurove, t’i ndahen si mbështetje financiare OJQ-së “Jakov Inovation Center”, ku kishte qenë drejtoreshë e Bordit.

Lidhur me kërkesën e mbrojtjes, prokurori Ibrahim Berisha, tha se e njëjta duhet bazuar në prova. “E kundërshtoj kërkesën e mbrojtjes për hudhjen e aktakuzës, sepse është e pabazuar në prova. Konsideroj se aktakuza e ngritur nga Prokuroria Themelore në Prishtinë, është e bazuar mirë në prova, dhe te akuzuarit e kanë kryer veprën penale “konflikt i interesit”, tha prokurori Berisha.

Gjykatësi Elmaz Zenuni njoftoi palët se, do të njoftohen me aktvendim të veçantë, në lidhje me kërkesat e tyre. /betimiperdrejtesi/

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ferizaj me WiFi falas në shesh

Ferizaj po hyn në një etapë të re të digjitalizimit dhe modernizimit të hapësirave publike. Në ditët dhe javët...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img