Nuhi Çerkini, është zgjedhur Kryetar i Këshillit të Veprimit Rinor Lokal Ferizaj si instance më e lartë për rini në Ferizaj.
KVRL udhëheqë të gjitha organizatat joqeveritare të profilit rinor, të qytetit të Ferizajtë.
Në Kuvendin Zgjedhor morën pjesë të gjitha këto organizata i cili është mbajtur më 06.03.2017, në Qendrën e Kulturës në Ferizaj.
Në pajtim me grupin teknik të zgjedhjeve (INPO, HANDIKOS, Sektori i Rinisë), i krijuar në mbledhjen e datës 15.02.2017, organizata të cilat udhëheqën procesverbalin e kuvendit në mënyrë demokratike, i monitoruar nga zyrtarët rinor të Drejtorisë së Kulturës dhe Rinisë, me votim bindës zgjodhën kryetarin për mandatin dy vjeçar, dhe kryesinë e saj, me nënkryetare Shkodrane Hasani dhe sektretare Qliresa Hasani, dhe kryesinë e saj .
Në këtë kuvend gjithsej paraqiten tre individë kandidaturën për udhëheqjen e KVRL.
Kuvendin e përshëndeti Drejtori për Kulturë dhe Rini, Naim Ferati si dhe njashtu dhe kryetari i ri, Nuhi Çerkini, duke aluduar në fuqizimin e rinisë ferizajase me projekte të ndryshme.