18,11,2024

Myftiu Tërnava zhvilloi një vizitë në Zvicër

Must Read

Myftiu i Republikës së Kosovës i shoqëruar nga drejtori i diasporës Ekrem ef. Simnica nga data 4 – 6 mars 2017 zhvilloi një vizitë në Zvicër ku mori pjesë në manifestimin e 25 vjetorin e themelimit të Xhamisë së Shqiptarëve el-Hidaje në Sangalen. Në këtë eveniment merrte pjesë edhe Kryetari i Komunitetit Mysliman i Shqipërisë Skender ef. Bruçaj, myftiu i Shkodrës Muhamed Sytari, Myftiu i Strugës Salim Sulejmani, kryetari i Unionit të imamëve shqiptarë në Zvicër, Nehat V. Ismaili, Lauren ef. Luli, koordinatori i BFI-së për diasporë, Selver Xhemaili dhe Ragmi Destani kryeimam i Bujanovcit. etj.

Nga ana e tij myftiu Tërnava në fjalën përshëndetëse të këtij përvjetori tha se ndjehet i kënaqur që gjendet mes bashkëkombësve tanë që kanë themeluar këtë xhami e cila shërben në ruajtjen e identitetit fetar e kombëtarë tash e 25 vite dhe poashtu ndjehemi krenar që shqiptarët janë të integruar mirë në shoqërinë zvicerane. Dhe ky shtet ka bërë shumë për integrimin e shqiptarëve në të gjitha institucionet e këtij shteti i cili ka bërë dhe po bënë shumë edhe për Kosovën dhe shqiptarët në përgjithësi. Këtu pash se është bërë një punë jashtëzakonisht e madhe ku do të veçoja se përkushtimi dhe puna janë ato që e karakterizojnë këtë xhami. Një përkushtim që ka burim besimin në Allahun Një dhe në Pejgamberin a.s., në Kuranin famëlartë i fuqizoi zemrat dhe shpirtrat tuaj dhe arritën që në këtë qytet edhe më ti shtoni hieshin këtij vendi duke ndërtuar e restauruar e punuar edhe një shtëpi të Zotit që tash e 25 vjet me radhë i biem në sexhde Allahut xh.sh..Këtu pash që është ruajtur pastërtia e fesë sonë që është bartur shekuj me radhë është prezentë në këtë xhami si në asnjë xhami tjetër ku këtu praktikohet ajo që është praktikuar tash e 600 vjet tek ne, pra praktikohet medhhebi jonë hanefi. Duhet ta dini se kjo ka ruajtur vëllazërinë mes jush dhe ju ka motivuar për punë edhe më të mëdha.
Myftiu Tërnava i porositi që ta ruajnë këtë traditë sikur sytë e ballit sepse po e shihni edhe ju ka tentativa nga më të ndryshmet që në emër të fesë në kombin tonë të fusin përçarje ngase përçarja, shkatërron një komb, ardhmërinë e vendit, proceset e përkrahjet dhe çdo gjë që qon nga prosperiteti dhe ardhmëria e sigurt.


Poashtu vendlindjet tona thirrën për ndihmë nga kjo xhami nuk ka munguar mbështetja në momentet më të vështira. “Ju nuk kursyet dhe zgjatën dorën e ndihmës në Kosovë, Maqedoni e Luginë të Preshevës e Bujanovcit kur në këto vatra u luftonte për liri , pavarësi e ditë më të mira. Ju e dhatë provimin tuaj, ne ju falënderojmë shumë dhe Zoti ju shpërbleftë juve dhe familjet tuaja”, tha myftiu Tërnava.
Po ashtu myftiu Tërnava vërejti se këtu ka gatishmëri të madhe për të bashkëpunuar edhe me të tjerët me ata që nuk i përkasin besimit tonë. “Kjo është një punë e madhe. Jo në këtë qytet por kudo që janë shqiptarët jeni pasqyrë e Islamit në Ballkan, përmes juve shikohet Ballkani, përmes juve mund të lexohet Islami dhe sigurisht që e keni dhënë provimin duke ju treguar të tjerëve se Islami asgjë nuk ka të përbashkët dhe nuk ka pasur dhe nuk do të ketë me ekstremizmin, radikalizmin e fundamentalizmin e as me vëllavrasjen por Islami është paqe, prosperitet, gatishmëri për punë më të mira, motiv pune dhe për një jetë më të mirë të të gjithëve”-shtoi myftiu Tërnava, duke potencuar se Islami nuk i përjashton besimet tjera por Islami na urdhëron që ne të bashkëpunojmë me besimet tjera dhe kjo më zgjoi shumë kureshtje dhe ju uroj për punën që po bëni dhe po e dëshmni këtë në praktikë.
Në fund myftiu Tërnava pagëzoi imamin e kësaj xhamie për punën që është duke bërë në xhami dhe angazhimin e tij në mësimin dhe edukimin e fëmijëve sepse i kemi amanet. Ai porositi mërgatën që të ruajnë vetën dhe familjen e tyre dhe këtë amanet e kemi nga Zoti dhe se feja na ofron nga atdhedashuri dhe motivoi ata t’i kushtojnë rëndësi të veçantë ruajtjen dhe kultivimit të gjuhës shqipe. Gjithashtu Myftiu Tërnava falënderoi kryesinë e Xhamisë së Shqiptarëve el-Hidaje për punën dhe kontributin e tyre në integrimin e shqiptarëve në shoqërinë zvicerane dhe rritjen e vlerave fetare dhe kombëtare.
Myftiu Tërnava premtoi se BIRK-së do të vazhdojë të ketë bashkëpunim të vazhdueshëm institucional me xhamitë shqiptare në Zvicër dhe me diasporën në përgjithësi.
Myftiu në këtë vazhdë mbajti edhe një ligjëratë në xhaminë el Hidaje ku para xhematit shpalosi punën dhe aktivitetet e BIRK-ut dhe me sfidat që po ballafaqohet ky institucion ku ende nuk është qartësuar pozita juridike e bashkësive fetare në Kosovë. Ne po përballemi me problemin e kthimit të pronave të cilat janë marrë nga ish sistemi komunist. Ai poashtu falënderoi bashkatdhetarët tanë për kontributin dhe ndihmesën që po i bëjnë BIRK-ut dhe vendlindjes si gjatë luftës por edhe pas saj, por pret që ky kontribut të ngritet edhe më sepse ne kemi nevojë për ndihmën dhe përkrahjen tuaj si mërgatë.
Në këtë vizitë myftiu Tërnava i shoqëruar nga drejtori i diasporës Ekrem ef. Simnica ligjëroi edhe në qendrën shqiptare në xhamia shqiptare në Romanshorn.
Në kuadër të kësaj vizite në Zvicër, myftiu Tërnava vizitoi xhami dhe institucione të ndryshme të cilat zhvillojnë aktivitetin e tyre në këtë vend

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Aksident në Ferizaj, përfshihen tri vetura – lëndohen 5 persona

Pesë persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti në mes tri veturave ne Ferizaj. Aksidenti ndodhi në rrugën...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img