Ferizaj.08.03.2017. Organizuar nga grupi i grave asamblistë të Kuvendit të Komunës së Ferizajt, me rastin e 8 marsit-festës së gruas u mbajt një debat me ç’rast është biseduar për rolin e gruas në organet vendimmarrëse dhe sfidat e saj.
Të pranishmet ne këtë aktivitet i ka përshëndetur kryetari i komunës së Ferizajt Muharrem Svarqa. Ai me këtë rast ka vlerësuar rolin e femrës në shoqëri, duke theksuar se komuna e Ferizajt, po bënë përpjeke maksimale që në çdo pozitë udhëheqë të vendosen femra, sepse sipas tij, femrat gjithnjë janë më të përkushtuar ndaj punës dhe e kryen me përgjegjësi të lartë, në theks të veçante ka përmendur drejtoreshën e financave Lirije Syla e cila udhëheq me paratë e komunës sonë.
Ndërkaq Mimoza Sojeva Pajaziti, kryetare e grupit të grave asamblistë, ka thënë se nuk duhet të ketë vetëm barazi gjinore, por duhet të kërkohen dhe të respektohen të drejtat e grave.
Të pranishmet në këtë debat i ka përshëndetur edhe asambleistja Sadete Lohaj, si kryesuesi i Kuvendit të Komunës së Ferizajt, Faruk Guri.
U bë e ditur së në Kuvendin e Komunës së Ferizajt, nga gjithsejte 41 deputet sa janë vetëm 14 prej tyre janë femra nga të gjitha subjektet e partive politike. Në këtë takim ka pasur edhe diskutime të shumta nga femrat të tjera të cilat ishin të pranishme në debat.