21,12,2024

Maqedonia përballë të kaluarës dhe perspektivës evropiane

Must Read

Nga konteksti i sotshëm harta ballkanike ka pësuar ndryshime të cilat në një mënyrë kanë ofruar stabilitet edhe pse i brishtë, megjithatë shihet drita në fund të tunelit. Në këtë komperacion shqiptarët në Ballkan kanë luajtur rol kyç në stabilitetin dhe perspektivën evropiane në veçanti të Ballkanit perëndimor.

Shekulli XXI është shekull i evropianizimit dhe nga ky konstelacion shqiptarët janë në hap me rregullat dhe proceset zhvillimore evropiane. Kush mund të pengoj dhe mendoj ndryshe sigurisht vetëm mund të shkruaj dhe të flas por assesi të ndalë këtë proces të natyrshëm që lidhet me vet standardet evropiane.

Nga këto që u thanë më lartë duhet të shihet edhe roli i shqiptarëve në shtetin maqedon të cilët ende po vuajnë nga prapambeturia dhe idetë shoviniste serbe. Shikuar nga konteksti historik dhe atij pas vitit 2000 mund të konkludojmë se ekzistimi i shtetit maqedon është i lidhur mishërisht me vet prezencën dhe barabarësinë e shqiptarëve si pjesë e shtetëformimit maqedon.

Sot Maqedonia si shtet i brishtë mund të ec me ritmet e zhvillimit evropian vetëm nëse e kuptojnë se të qenurit shtet do të thotë prosperim, rregullim i ligjeve dhe kushtetutës duke harmonizuar interesat e qytetarëve që jetojnë aty.

Diskriminimi i deritanishëm i 40% të shqiptarëve nuk paraqet asgjë vetëm se shkapërderdhje e tërësishme e shtetit maqedon duke pasur parasysh kompleksin e brendshëm që ka vet shteti dhe interesat e disa shteteve që ende nuk e njohin “krijesën e quajtur maqedoni”.

Tani kemi dy shtete të cilat janë pjesë e filozofisë dhe e zhvillimeve të shqiptarëve në Ballkan ku si të tillë paraqesin pushtet për integrime të reja evropiane. Edhe nga politikajtë maqedon e të tjerë duhet ta kenë të qartë se ka përendur koha kur në hartën ballkanike dhe evropiane shqiptarët janë parë vetëm si pika gjeografike. Pra gjeografia shqiptare ka ndryshuar, ku ky ndryshim është vlerë për proceset që po kalon Ballkani dhe demokratizimin e tij në një Evropë të pakufi.

E kaluara e vrazhdët ende po i pengon reformat në disa shtete e në këtë rast në maqedoni. Presidenti Ivanov ka harruar se jemi në shekullin XXI dhe se shqiptarët nuk janë ata qytetarë të cilët vrapojnë për bukë të gojës apo ai djaloshi me sharrë në krah që shëtiste rrugëve të Beogradit për të siguruar kafshatën e gojës. Sa më parë që liderët maqedon ta kuptojnë se shteti i tyre ku edhe ata jetojnë pjesë e themelimit të tyre janë edhe shqiptarët aq më shpejtë do të kemi stabilitet dhe qëndrueshmëri të Maqedonisë. Pa shqiptarët duhet harruar ekzistimin, funksionalitetin dhe zhvillimin e këtij shteti të brishtë e ende i pakonsoliduar mirë. Rruga e vetme që qon drejt integrimeve evropiane është ajo e të drejtave të barabarta edhe të shqiptarëve në Luginën e Preshevës. Kjo hartë ballkanike e përbërë prej komuniteteve të ndryshme e me një zhvillim të shpejtë të shqiptarëve vetëm sa e sforcon idenë evropiane dhe promovimin e vlerave kulmore të civilizimit të saj.

Andaj filozofia e të jetuarit me të kaluarën mund të jetë pengesë për zhvillimin e shteteve. Historia duhet të shkruhet, të lexohet, të mësohet por s’duhet të mbetemi peng i saj për perspektivën e gjeneratave që vijnë. Den baba den ne këtu jetuam, punuam, bëmë jetën që nga ilirët e këndej, thënë me një fjalë ne bëmë historinë e Ballkanit. Shtuar kësaj ne duam të bëjmë historinë evropiane.

Tani jam para shtatores së Skënderbeut në Shkup. Shihemi nesër në Tiranë përballë shtatores së Adem Jasharit.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Shkaktoi 19 aksidente të qëllimshme për të përfituar nga sigurimi i veturave, arrestohet 23 vjeçari në Ferizaj

Një person i moshës 23 vjeçare është arrestuar pasi me qëllim të përfitimit material ka keqpërdorur sigurimet e veturave. Kjo...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img