11,11,2025

BE-ja nis projektin për forcimin e efikasitetit të llogaridhënies së gjyqësorit në Kosovë

Must Read

Projekti zbatohet në partneritet në mes të Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGJK), Këshillit Prokurorial të Kosovës (KPK), Zyrës së Prokurorisë Speciale (PSRK) dhe kolegëve të tyre në Itali dhe Francë: Këshillit të Lartë italian të Gjyqësorit, Ministrinë Italiane të Drejtësisë dhe Këshillin e Lartë Francez të Gjyqësorit dhe Ministrinë Franceze të Drejtësisë, thuhet në njoftim.

Projekti synon forcimin e pavarësisë, efikasitetit, cilësisë dhe llogaridhënies së gjyqësorit dhe sistemit prokurorial duke përmirësuar planifikimin dhe zbatimin e reformave gjyqësore/prokuroriale dhe rritjen e efikasitetit të këshillave gjyqësor dhe prokurorial në Kosovë, duke përfshirë edhe Prokurorinë Speciale të Kosovës. /Lajmi.net/

- Advertisement -spot_img
Të fundit

KEDS, punime në rrjet. Këto pjesë të Ferizajt do të kenë ndërpreje të rrymës 8 orë

Punime në projekte investive 1. Nga TS 35/10kV Ferizaj II do të ndërprehet: Dalja 10kV Drejtimi i Sillosit (kodi: 40041001) prej orës 09:00...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img