03,07,2025

Inaugurohet “Toptani Shopping Center”, qendra tregtare më e madhe në zemër të Tiranës

Must Read

 

Qendra Toptani, një investim prej 60 milion Euro i kompanise Gener 2 njeherazi dhe një nga sipërmarrjet më të mëdha ne vend me mbi 1,000 të punësuar është e organizuar në 8 kate retail, 81 marka ndërkombëtare dhe hapësira argëtimi, bare dhe restorante, 4 kate parkim nëntokësor me 600 poste parkimi, të gjitha të shtrira në një sipërfaqe 61,000 m2.

Ndërtesa është e dallueshme për nga cilësia dhe origjinaliteti i projektit arkitektonik, i konceptuar nga arkitekti hollandez Winy Maas.  Në ceremoninë e hapjes merrnin pjesë, kryeministri i vendit Z. Edi Rama, akademiku I njohur Dr. Rexhep Qosja si edhe figura të njohura të politikës, diplomacisë, biznesit, artit, kulturës dhe showbiz-it.

Fjalën e hapjes e mbajti Presidenti i Kompanise Gener 2, Dr. Ahmet Ulaj ndërsa i ftuari i nderit i ceremonisë ishte një nga emrat më të njohur të botës akademike, Dr. Rexhep Qosja.

Qendra Tregtare Toptani do të menaxhohet nga kompania Gener 2, njëkohesisht edhe investitore e projektit.

RRETH GENER 2

Gener 2 është një kompani shqiptare me një gamë të gjerë dhe të diversifikuar biznesi qe operon prej dy dekadash ne tregun vendas dhe rajon.  Portofoli kryesor i veprimtarive të Gener 2 konsiston në ndërtimin e objekteve rezidencialë, komercialë dhe industrialë si edhe zhvillimi I projekteve infrastrukturore dhe ndërtimi rrugësh. Gener 2 gjithashtu është një nga investitorët kryesorë në vend në pasuri të paluajtshme, menaxhim pronash, energji dhe telekomunikacion. Aktualisht, kompania është e angazhuar në zhvillimin e nje sërë projektesh madhore në të gjithë vendin në përmbushje të objektivave kryesore të zhvillimit ekonomik dhe përmirësimit të infrastrukturës lokale.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF) ka hapur sot konkursin për pranimin e studentëve të rinj në nivelin bachelor dhe master për...

Në këtë vit akademik në nivelin bachelor, do të pranohen 420 studentë të rregullt, prej të cilëve 50 vende...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img