Ky reagim i tij erdhi pas paralajmërimeve të kryeministrit, Isa Mustafa se marrëveshja për demarkacionin do të dërgohet në Kuvend për ratifikim brenda disa ditësh.
“Ne nuk kemi ardhur deri tek një kompromis sa i përket votimit të demarkacionit. Nuk i kuptoj kolegët e mi politikanë nga Qeveria, sidomos kryeministrin, i cili pretendon se ndonjë pikë do të vendoset në rendin e ditës të Parlamentit. Ne nuk kemi pasur një marrëveshje për të diskutuar atë, dhe lëre më që ta votojmë “, tha Rashiq, raporton Radio KIM.
Duke folur për kthimin e tyre në institucionet e Kosovës, Rashiq ka thënë se ajo që kërkoi kryeministri i Kosovës Isa Mustafa ishte “shabllon”.
Deputetët e Listës Serbe, pas miratimit të ligjit të Trepçës dhe atij të investimeve strategjike vendosën të “ngrijnë” punën në parlamentin e Kosovës. /Klan Kosova/