Buja duke folur në emisionin InfoBox të RTV Dukagjinit, tha se ishte në rrezik të arrestohej vitin e kaluar në Maqedoni, derisa ishte i kërkuar nga Interpoli.
“I njëjti rast më ka ndodh mua vitin e kaluar në Maqedoni. Por, unë kam ikur duke e lënë pasaportën aty”, tha Buja.
Ndryshe, Buja thotë se vitin që shkoi ka qenë edhe në Francë për ta mbështetur kombëtaren e Shqipërisë në futboll, por që nuk është arrestuar.