Në organizimin e Qendrës Kërkimore për Politika të Sigurisë (SPRC) në Prishtinë, sot u mbajt konferenca me temë: “Angazhimi i Shoqërisë Civile kundër Ekstremizmit të Dhunshëm”.
Të pranishëm në këtë konferencë nga Komuna e Ferizajt, ishin Muharrem Svarqa – Kryetar i Komunës së Ferizajt, Gazmend Hoxha – Drejtor i Drejtorisë Rajonale të Policisë së Kosovës – Rajoni Ferizaj, Qazim Reka – Komandant i Stacionit Policor në Ferizaj si dhe përfaqësues të tjerë nga shoqëria civile, mediat dhe qytetarë.
Arsyeja e këtij organizimi është shpallja e koalicionit të organizatave të shoqërisë civile në komunat e Ferizajt, Pejës, Kacanikut, Mitrovicës dhe Gjilanit me qëllim nxitjen e aktiviteteve që kanë për qëllim parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm që shpie në terrorizëm.
Vlen të përmendet se në këtë konferencë të pranishëm tjerë nga institucionet qendrore të Republikës së Kosovës, ishin edhe Ministrja e Drejtësisë, Dhurata Hoxha, Ministri i Punëve të Brendshme Skender Hyseni si dhe Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë z. Arsim Bajrami. Po kështu, pjesë e paneleve diskutuese ishin edhe përfaqësues nga bashkësitë fetare dhe shoqëria civile.
Me rritjen e bashkëpunimit në mes të këtyre akterëve institucional dhe joqeveritar besojmë fuqishëm që adresimin e drejtë, përmbajtësor dhe të shpejtë të dukurive negative që qojnë në shfaqjen e terrorizmit.
Kjo konferencë është pjesë përbërëse e aktiviteteve që do të organizohen gjatë një viti, e që për komunën e Ferizajt, aktivitetet do të implementohen nga organizatat partnere: Rrjeti i OJQ-ve “AVONET” si dhe Nisma për Aktivizim (FOPOR)