11,09,2025

Bordi i drejtorëve të Postës së Kosovës përkrahë kërkesat e punonjësve

Must Read

Bordi përkrahë kërkesat e drejta dhe legjitime të punonjësve dhe të menaxhmentit.

“Ne, do të ju drejtohemi Kuvendit të Kosovës dhe institucioneve përgjegjëse dhe do të kërkojmë anulimin e vendimit ose dorëheqjen e menjëhershme të kryetarit të Komisionit të Autoritetit Kosovar të Konkurrencës (KAKK), Valon Prestreshi i cili ka nxjerrë një vendim të padrejtë dhe të paligjshëm që dëmton financiarisht mbi 1000 punëtorë, mbi 1000 familje për interesa të 3-4 kompanive private”.

Ky vendim largon Posten e Kosovës nga Ministria e Punëve të Brendshme dhe Komuna e Prishtinës, Gjilanit dhe Mitrovicës që të mbyllin 43 zyra postare të Postës së Kosovës. Posta ofron shërbimin e pagesave në këto institucione dhe Aksionar e ka Qeverinë e Republikës se Kosovës.

“Ne, kur shqyrtojmë raportin financiar te vitit 2016, ku për herë të parë Posta e Kosovës ka dalë me rezultat pozitiv qe nga procesi i ndarjes, ndërsa Komisioni I Autoritetit Kosovar të Konkurrencës për interesa te ngushta sjell vendime te pa drejta dhe jo legjitimeve vetëm e vetëm qe te dëmtohet Posta e  Kosovës si ndërmarrje publike”.

Posta e Kosovës nuk është përkrahura as në subvencionim të shërbimit universal postar  për kundër kostos dhe humbjes qe krijon nga kryerja e këtij shërbimi. /Lajmi.net/

 

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ferizaj me WiFi falas në shesh

Ferizaj po hyn në një etapë të re të digjitalizimit dhe modernizimit të hapësirave publike. Në ditët dhe javët...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img