27,11,2024

Hyseni: Komuniteti fetar e shoqëria civile ta parandalojnë ekstremizmin dhunshëm

Must Read

Sipas tij, Policia e Kosovës, ndonëse një institucion shumë korrekt, s’mund ta bëjë e vetme këtë luftë.

“E kam rikonfirmuar një mendim që e kisha të konsoliduar, se është shoqëria civile dhe komunitetet fetare, ata që duhet të bëjnë shumë më shumë punë se Policia e Kosovës, që është një punë e shkëlqyeshme. Fenomeni i radikalizmit në shoqërinë tonë, fenomeni i ekstremizmit të dhunshëm që zakonisht përfundon në akte terroriste, s’mund të luftohet vetëm me masa represive apo nga institucionet e zbatimit të ligjit, mirëpo duhet gjetur edhe mënyra të tjera”, ka deklaruar ministri Hyseni në konferencën “Angazhimi i Shoqërisë Civile kundër Ekstremizmit të Dhunshëm”, raporton Klan Kosova.

Ai ka thënë se gjatë viti të kaluar ka vizituar të gjitha komunat e Kosovës dhe ka mësuar shumë nga ato vizita rreth këtij fenomeni.

“Gjatë verës së vitit 2015-të, kam vizituar secilën komunë të Kosovës dhe kam bashkëbiseduar me Këshillat Komunal për Siguri në secilin qytet dhe në vend që unë të përçoj mesazhe tek ata, kam mësuar shumë”, ka deklaruar Hyseni.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Për tre vjet KRM “Pastërtia” në Ferizaj kursen mbi 600 mijë euro nga rritja e të hyrave

Kompania Rajonale e Mbeturinave “Pastërtia” në Ferizaj gjatë viteve të fundit ka përmirësuar gjendjen financiare derisa ka kursyer nga...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img