26,11,2024

Biden: Millosheviq planifikonte pastrim entik, jo luftë qytetare

Must Read

Biden tha se nuk ka asgjë për çka është më shumë krenar nga lidhshmëria me përpjekjen që të ndërpritet gjenocidi në Bosnjë dhe Hercegovinë.

Ai u përkujtua edhe në kohën kur ka dëgjuar për agresionin dhe krimet të cilat kanë ndodhur në vitet e 90-ta në këtë vend, raporton gazeta boshnjake Vecernji.ba, njofton Insajderi.

“Përmes dëgjimit dhe kontakteve me diplomatë të tjerë isha i bindur se Sllobodan Millosheviq planifikon pastrim etnik në Bosnje dhe Hercegovinë”, tha Biden.

Siç vetë tha, gjatë agresionit ka besuar se populli në BeH ka të drejtë të mbrohet, madje për këtë arsye në vitin 1992 e ka propozuar Rezolutën për vendosje të embargos për importim të armëve, që OKB-ja dhe NATO-ja më vonë vendosën ta imponojnë.

Ai theksoi se ka shtuar edhe një element, ndërsa ai është që të vendoset embargo dhe të sulmohet APJ, e cila e ka kaluar lumin Drina që të shkaktojë kaosin që e ka planifikuar në Bosnje, por që atëherë asgjë nuk ka ndodhur. /Insajderi/

- Advertisement -spot_img
Të fundit

30 gra udhëheqëse të agrobizneseve përfitojnë 300 mijë euro grante

Drejtori i Drejtorisë së Bujqësisë, Burim Bajrami mori pjesë sot në tryezën tematike "Mundësitë e grave në sektorin bujqësor,...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img