25,11,2024

Komisioni i banesave: Vepruam sipas ligjit

Must Read

Ferizaj.27.02.2017. Komisioni ferizajas për dhënien në shfrytëzim të banesave të Komunës, mbajti sot një konferencë me gazetarë lidhur me zërat se ndarja e banesave solidare gjatë këtij muaji, nuk është bërë në mënyrë të drejtë. Kryetari i komisionit, Imri Hashani, tha se pas konsultimit me Ministrinë Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, komisioni për ndarjen e banesave ka vepruar sipas kritereve që i përcakton Ligji nr.03/L164, udhëzimet administrative dhe rregullorja e miratuar nga Kuvendi i Komunës së Ferizajt po për këtë qëllim.

“Ne kemi filluar menjëherë me dhënien e vendimeve atyre që nuk kanë fituar banesa dhe ata kanë të drejtë të paraqesin ankesë në afat prej 30 ditësh. Është krejt normale që të ankohen ata që nuk kanë përfituar kësaj here, por kanë qenë kriteret ato që kanë vendosur përfituesit”, tha Hashani.

Komisioni për ndarjen e banesave bëri të ditur se nga ndarja solidare e hapësirave të banimit, pas luftës, kanë përfituar gjithsej 111 familje të shoqatave të dala nga lufta e UÇK-së. Ato kanë marrë banesa nga Komuna dhe nga shoqatat humanitare.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

30 gra udhëheqëse të agrobizneseve përfitojnë 300 mijë euro grante

Drejtori i Drejtorisë së Bujqësisë, Burim Bajrami mori pjesë sot në tryezën tematike "Mundësitë e grave në sektorin bujqësor,...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img