Sot u ktheva nga rrugëtimi shumë i vështirë dhe i gjatë. Rrugëtim i ëndërruar. Rrugëtim i përzier me emocione të shumta: mërzi, dhembje, lot, gëzim, shpresë…!
Palidoro Bambini Gesu, spitali më i mirë në Itali e ndër më të mirët në botë për trajtimin e fëmijëve. Spital ku trajtojë fëmijë nga e gjithë bota e më tepër se 100 fëmijë nga Kosova me sëmundje dhe diagnozat nga më të rëndat, ktheu jetët e tyre shpesh herë duke thyer ligjet e natyrës dhe prognozat mjekësorë, duke i trajtuar me shpirt dhe profesionalizëm. Operacione 10 orësh të botuara në të gjitha revistat botërore. Imagjinatë dhe iluzion që edhe unë të “preki” dhe vizitojë një spital të tillë për mundësinë e trajtimit të nipit tim Eni.
Para humbjes së të gjitha shpresave për jetën e nipit tim, pas poli-traumës që pësoj 11 muaj më parë, morëm rrugën e gjatë për tu bërë banorë të kësaj shtëpie dhe për të ngjallur ndjenjën e shpresës. E gjithë kjo ndodhi dy ditë më parë. Tani nipi im ka filluar trajtimin nga kjo Shtëpi me renome botërore për nga suksesi mjekësor. Ëndërr e jona e bërë realitet. Lindëm për së dyti. O Zot i madh. Trajtim bamirës dhe falas për ne. Tani pres shpresën dhe jetën. Puna më fisnike dhe humane është të shpëtosh jetë. Të shpëtosh jetën e fëmiut përveç fisnikërisë është dhunti e virtyt.
Tani po kthehem në shtëpinë time, i kënaqur e i çliruar nga vuajtja duke pritur çdo ditë përmirësimin, suksesin, marrjen e funksioneve të humbura dhe sinjaleve për fillimin e jetesës për së dyti.
Me lot gëzimi e jo mërzie u ndava nga nipi im, i cili në pamundësi për të folur e “belbëzuar”, me shtrëngim dore, me linjat e gëzimit në mimikën e fytyrës dhe shikimin në dritë të syrit me falënderojë dhe më përshëndeti për mundësinë që i dhamë që edhe njëherë të fillon jetën pas humbjes së saj.
Këtë ëndërr, iluzion e dëshirë tonën të vetme për të jetuar, na e bënë realitet Filantropi zemërmadh Don Sandro Sciaboleta dhe miku im i shtrenjtë dr. Burim Karameta. Urata ime e vetme për këta është: Zoti çoftë me ju dhe gjithmonë për ju.
Tani më mirë se kurdoherë po kthehem tek prindërit e mi me mundësinë e kumtimit të lajmit më të mirë për nipin tonë. Lajmin për jetën.
Duke i falënderuar edhe gjithë ata të cilët na kanë ndihmuar në vazhdimësi, urojë gjithë të mirat për gjithë njerëzit e botës.
Kushtrim Hyseni.