26,11,2024

Adem Salihaj e Anton Çuni të LDK-së ndërrojnë mendje, e votojnë Demarkacionin

Must Read
Ata tani e kanë ndarë mendjen për ta miratuar demarkacionin. “Bindja” e tyre ka ardhur nga informacionet e fundit se deputetët e LDK-së duke mos e votuar demarkacionin do ta dërgojnë vendin në zgjedhje të parakohshme.

Për më tepër, ata deputetë që nuk e votojnë, përveç që e shkurtojnë mandatin e tyre, nuk do tu jepet më shansi që të garojnë për deputet nga radhët e LDK.

Në një intervistë dhënë për Tribuna Channel, i pari i Qeverisë Isa Mustafa, ka paralajmëruar se ata deputetë që nuk e votojnë Demarkacionin me Malin e Zi nuk do të jenë nën umbrellen e LDK-së. E këto paralajmërime të masave nga lideri i LDK-së duket se kanë ndikuar në ndryshimin e bindjes së deputetëve.

“Deputetët e LDK-së Adem Salihaj dhe Anton Quni do të jenë deputetë që do ta votojnë këtë version”, ka thënë një zyrtar i lartë në LDK i afërt me procesin./Lajmi.net/

- Advertisement -spot_img
Të fundit

30 gra udhëheqëse të agrobizneseve përfitojnë 300 mijë euro grante

Drejtori i Drejtorisë së Bujqësisë, Burim Bajrami mori pjesë sot në tryezën tematike "Mundësitë e grave në sektorin bujqësor,...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img