19,01,2026

Meta: Keqardhje që pas 26 vitesh, zgjedhjet vihen në diskutim

Must Read
Ilir Meta- kryetar i LSI-së

Duke folur para gjimnazistëve, siç njofton Zyra e Shtypit e LSI-së, Meta shprehu keqardhjen që politika shqiptare vë në diskutim ende zgjedhjet dhe standardet e zgjedhjeve pas 26 vjetësh si një vend anëtar i NATO-s, kandidat për në BE.

“Kemi një politikë që për fat keq mbush Parlamentin dhe shumë institucione të tjera, ku duhet të ketë njerëz me integritet dhe jo njerëz me probleme me të kaluarën kriminale. Ajo që na duhet është energjia pozitive, bashkëpunimi, edukimi më i mirë për të rinjtë tanë, formimi profesional dhe mbrojtja e interesit kombëtar në çdo vendim të rëndësishëm që marrin politikanët”, është shprehur Meta.

Në Konventën e Gjimnazistëve të LRI-së në Elbasan, kryetari Ilir Meta shprehu mbështetjen për propozimet për një administrim më transparent, sipas tij, të Maturës Shtetërore, që proesi të bazohet në meritokraci dhe gjithëpërfshirje.

Deputetja Monika Kryemadhi dhe Sekretari për Programin në LSI, Edmond Haxhinasto, kërkuan nga gimnazistët e Elbasanit të angazhohen në politikë për të sjellë një energji të re dhe pozitive.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Arrestohet një person për sulm ndaj zyrtarëve policorë

Ferizaj.09.01.2026 Me datë 09.01.2026, rreth orës 15:40, një zyrtar policor i caktuar në detyrë te porta hyrëse e stacionit policor...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img