25,11,2024

Bushati: Thirrjet e Bashës, thirrje kundër vettingut

Must Read
Ditmir Bushati

“Jemi vend anëtar në NATO dhe kandidat për në BE dhe qytetarët tanë duan të dëgjojnë alternativa dhe projekte në funksion të zhvillimit të vendit. Thirrjet për kaos nuk nderojnë askënd, për më tepër kryetarin e opozitës, të cilit nuk i shkojnë fare këto thirrje. Thirrjet për destabilitet janë në fakt thirrje për të bllokuar reformën në drejtësi”, ka deklaruar Bushati.

Ai ka theksuar se, kjo reformë është thelbësore për qytetarët dhe të ardhmen europiane të vendit dhe do të ketë pasoja pozitive për jetën politike në vend.

“Kërkesa e opozitës për qeveri teknike është jo politike dhe jo logjike. Këto kërkesa kërkojnë të shmangin axhendën e reformës në drejtësi. Kemi një rekomandim të qartë nga Komisioni Europian për integrimin e vendit në BE, por nga ana tjetër kemi një qëndrim të pakuptueshëm të PD, që synon bllokimin e vettingut, i cili është thelbi i reformës në drejtësi”, tha Bushati.

Këto deklarata ministri i bëri gjatë disa aktiviteteve të zhvilluara sot pasdite me  profesionistët e rinj të qytetit. /TCH

- Advertisement -spot_img
Të fundit

30 gra udhëheqëse të agrobizneseve përfitojnë 300 mijë euro grante

Drejtori i Drejtorisë së Bujqësisë, Burim Bajrami mori pjesë sot në tryezën tematike "Mundësitë e grave në sektorin bujqësor,...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img