Profesor Dr. Zejnulla Gruda ka thënë se kryeministri Isa Mustafa dhe Hivzi Islami kanë qenë pjesë e një libri ku thuhet se Çakorri ka qenë brenda territorit të Kosovës.
“Ky libër ka një tekst të cilin e kanë hartuar dy ndër persona që bëjnë presion të madh ndaj popullit këto ditët e fundit. Ata thonë nëse doni liberalizimin hiqni dorë nga territori.
“Ku libër është botuar ne vitin 2012. Në të shkruan tekstualisht në pjesën veriperëndimore Kosova kufizohet me Malin e Zi. Linja kufitare ka gjatësinë rreth 78.6km. Nga tre kufiri Kosovë-Shqipëri-Mali I Zi e deri te tre kufiri Kosovë-Mali I zi- Serbi linja kufitare shtrihet nëpër kotat e larta të Bjeshkëve të Nemuna- Beogiçevicë, Moskën , Hajlë dhe Zhleb. Linja kufitare ndërmjet Kosovës dhe malit të Zi prehet me dy arerie rrugore automobilistike në Qafë Kullë dhe Çakorr.”/ Gazeta Express