28,03,2025

Mbytja e vajzës me veturë: Familja Curri ia falë gjakun familjes Salihu (Video)

Must Read

Falja e gjakut nga Familja Curri është bërë menjëherë pas ceremonisë së varrimit të Blerandës.

Me lot në sy familjarët e familjes Curri ua kanë dhënë dorën e faljes Salihajve njofton Klan Kosova.

Momenti emocional i faljes është bërë në prani edhe të qindra personave që kishin ardhur për të marrë pjesë në ceremoninë mortore.

“Qofshi faqebardhë dhe Allahu ua shpërbleftë, na keni nderu ne, familjen dhe të gjithë”, ka thënë hoxha i fshatit.

Bleranda është varrosur afër varrit të babait të saj, ish-ushtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në Korreticë të Drenasit.

Vozitësi, Admir Saliu, tani gjendet i paraburgosur derisa drejtësia të vendos për të.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ndëshkohet me 200 euro shoferi në Ferizaj, tejkaloi në vijë të plotë

Policia e Kosovës ka gjobitur një shofer në Ferizaj, i cili tejkaloi në vijë të plotë. Sipas njoftimit të policisë,...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img