28,11,2024

Myftiu Tërnava merr pjesë në shënimin e Ditës Kombëtare të Kuvajtit

Must Read

Myftiu Tërnava merr pjesë në shënimin e Ditës Kombëtare të Kuvajtit dhe takohen me ministrin e Vakufeve dhe Çështjeve Fetare dhe pushtetit lokal të Kuvajtit Al Jabiri
Prishtinë, 24 shkurt 2017
Myftiu i Republikës së Kosovës, mr. Naim ef. Tërnava, merr pjesë në festimin e Ditës Kombëtare të Kuvajtit, në Tiranë. Me këtë rast ambasada e Kuvajtit në Shqipëri ka organizuar një pritje zyrtare,ku ishin të pranishëm personalitete të larta të shtetit shqiptarë nga jeta politike, fetare, kulturore, ambasadorë, ministra, deputetë si dhe konsuj nderi etj.. Myftiu Tërnava poashtu në Tiranë u takua me ministrin e Vakufeve dhe Çështjeve Fetare dhe pushtetit lokal të Kuvajtit z. Muhamed Al Jabiri, ku në këtë rast Myftiu Tërnava falënderoi qeverinë e Kuvajtit dhe popullin kuvajtian për ndihmën e dhënë deri më tani në të mirë të zhvillimit dhe prosperitetit të Kosovës dhe përkrahjen e vazhdueshme që ky vend ka dhënë dhe po jep për Kosovën në integrimin në institucione dhe mekanizmat ndërkombëtarë. Po ashtu u shqyrtuan mundësitë e thellimit të bashkëpunimit reciprok dhe për të forcuar bashkëpunimin bilateral. Myftiu Tërnava e njoftoi ministrinë Al Jabir me punën e BIRK-ut dhe organizimin e jetës fetare në Kosovë, dhe njëherit e çmoi lart marrëdhënien mes dy vendeve mike, me ç’rast e falënderoi për ndihmën e shtetit të Kuvajtit dhe popullit kuvajtian dhënë Kosovës në kohët më të vështira. Nga ana e tij ministri Al Jabir falënderoi Myftiun Tërnava për bashkëpunimin serioz dhe shprehu gatishmërinë për thellimin e bashkëpunimit të mëtejmë në të ardhmen.
16976560_1663238907035992_253032048_n

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Për tre vjet KRM “Pastërtia” në Ferizaj kursen mbi 600 mijë euro nga rritja e të hyrave

Kompania Rajonale e Mbeturinave “Pastërtia” në Ferizaj gjatë viteve të fundit ka përmirësuar gjendjen financiare derisa ka kursyer nga...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img